Drenori: Po të kishte Prokurori të pavarur, shumë njerëz do të përfundonin në burg

Aktuale

Drenori: Po të kishte Prokurori të pavarur, shumë njerëz do të përfundonin në burg

Më: 25 maj 2021 Në ora: 00:15
Albin Kurti dhe Xhavit Drenori

Organizatori i protestës së sotme për ndotjen që po shkakton fabrika e Ferronikelit në Drenas, Xhavit Drenori, ka thënë se po të kishte Prokurori të pavarur, personat përgjegjës do të përfundonin prapa grilave.

Ai ka thënë se në Ligjin në të cilin bazohen këto leje, thuhet se duhet të mbrohen uji, ajri e toka, dhe nëse të njëjtat cenohen, leja nuk mund të lëshohet.

“Po të kishte pasur një Prokurori vërtetë të pavarur dhe të merrej me këtë rast, të jeni të bindur që shumë njerëz sot do të kishin përfunduar prapa grilave.

Jemi duke folur për një leje mjedisore që është lëshuar duke u bazuar në Ligjin për parandalimin dhe kontrollin e integruar të ndotjes i cili në mënyrë eksplicite e thotë se një leje e tillë mund të lëshohet dhe kushtet janë të përcaktuara me nenin 6, kur thotë se uji, ajri dhe toka duhet të mbrohen në tërësi për t’u lëshuar një leje e tillë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat