A do të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës? – Flet Bekim Brestovci

Aktuale

A do të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës? – Flet Bekim Brestovci

Më: 25 maj 2021 Në ora: 00:34
Bekim Brestovci

Bekim Brestovci është zgjedhur kryetari i degës në Prishtinë nga Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt. Me t’u zgjedhur kryetar i degës, në llogarinë e Brestovcin kanë vërshuar urimet por jo vetëm për këtë pozitë, por, edhe për kandidaturën e tij për kryetar të Prishtinës.

Përkundër urimeve, Brestovci ka mohuar se një vendim i tillë është marrë brenda partisë. Rrjedhimisht, ende nuk është e konfirmuar se ai do t’ia mësyje ose jo garës për të parin e kryeqytetit.

“Unë sot jam zgjedhur, kryetar i degës së Prishtinës por jo kandidat për kryetar komune. Një vendim të tillë ende nuk e ka marrë partia”, ka thënë ai.

Brestovci ka sqaruar se më datën 29 maj, do të mbajnë mbledhjen e partisë dhe do të vendoset në lidhje me kandidaturat e mundshme.

“Ne me datë 29 kemi Kuvendin e Përgjithshëm e pas konstituimit të Kryesisë Qendrore do merren vendimet rreth kandidaturave në zgjedhjet locale”, ka thënë ai.

Kujtojmë se, Bekim Bresovci ka qenë zv.ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, dhe ish-kandidat për deputet nga Nisma në dy palë zgjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat