Skenari i gabuar me Sali Berishën: Kush është “përdoruesi i kokainës që ia ‘hoqi’ vizën Berishës për në SHBA”?

Aktuale

Skenari i gabuar me Sali Berishën: Kush është “përdoruesi i kokainës që ia ‘hoqi’ vizën Berishës për në SHBA”?

Nga: N.Sh. Më: 25 maj 2021 Në ora: 09:57
Sali Berisha

Ish-presidentit dhe ish-kryeministrit shqiptar Sali Berishës i është ndaluar hyrja në SHBA.

Për këtë kishte reaguar Berisha i cili tha se do të bëjë padi në gjykatën e Francës kundër sekretarit amerikan Blinken.

Profesor dr. Enver Bytyçi thotë se Berisha në 30 vite në lidërshipin e politkës shqiptare është personaliteti dhe udhëheqësi shqiptar që ka shkëlqyer, si në raport me SHBA-në ashtu edhe me publikun shqiptar.

Ai përmes një postimi në facebook, shprehet se, Berisha dhe kundërshtrët e tij vijnë nga dy botë të ndryshme.

“Doktori vjen nga bota e virtytit, ndërsa shumica dërmuese e kundërshtarëve të vet nga bota e vesit dhe e perversitetit. Megjithatë duket se përdoruesi i vizave të kokainës "ia hoqi" Sali Berishës vizën për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Kush mendon se ishte sekretari Blinken ai që e realizoi këtë skenar e ka gabim. Blinken thjesht e finalizoi aktin e fundit të lojës së fëlliqur të nisur në Tiranë nga kreu i bandave të kokainës dhe trafiqeve shqiptare. Më tej një dorë kësaj maskarade ia dha presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, si dhe lobet greke e serbe në Uashington”, shkruan Bytyçi transmeton gazeta “Bota sot”.

Sipas tij, kundërshtarët e Sali Berishës u ngutën kur hapën shishen e shampanjës për ta festuar vendimin e sekretarit Amerikan të Shtetit!

Postimi i plotë:

Nëse vështrojmë 30 vitet e lidershipit Berisha në politikën shqiptare, atëherë vemë re se ai është personaliteti  dhe udhëheqësi shqiptar që ka shkëlqyer në kulmet e veta të ngritjeve dhe të uljeve si në raport me SHBA-të, ashtu dhe në sytë e publikut shqiptar. Eshtë njeriu i suksesshëm si askush tjetër dhe i anatemuar gjithashtu më shumë se të gjithë tjerët, të marrë së bashku. Eshtë energjik dhe me pasion të pashëmbullt, ndaj dhei barrikaduar për ta ndaluar e mundur me një regji të admirueshme prej djalli! Berisha është i papërmbajtur në misionin e tij prej shtetari e lideri politik dhe i sulmuar nën brez e mbi brez për ta ndalur në këtë mision.

Sa kohë që Doktor Berisha ka drejtuar në opozitë apo në mazhorancë, por edhe tetë vitet e fundit në dorëheqje, të gjitha zhvillimet politike e jo politike në vend janë sjell rreth tij. Për pasojë inercia anti-Berishë në Shqipëri mbeti tipari kryesor i zhvillimeve politike për tri dekada radhazi. Dhe përpjekja e tij unikale për mbijetesë është gjithashtu kundërpërgjigjja që ai ka dhënë mbrapsht.

Sali Berisha dhe kundërshtarët e tij politikë në Shqipëri vijnë nga dy botë të ndryshme. Doktori vjen nga bota e virtytit, ndërsa shumica dërmuese e kundërshtarëve të vet nga bota e vesit dhe e perversitetit. Megjithatë duket se përdoruesi i vizave të kokainës" ia hoqi" Sali Berishës vizën për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Kush mendon se ishte sekretari Blinken ai që e realizoi këtë skenar e ka gabim. Blinken thjesht e finalizoi aktin e fundit të lojës së fëlliqur të nisur në Tiranë nga kreu i bandave të kokainës dhe trafiqeve shqiptare. Më tej një dorë kësaj maskarade ia dha presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, si dhe lobet greke e serbe në Uashington.

Ndaj dhe kundërshtarët e Sali Berishës u ngutën kur hapën shishen e shampanjës për ta festuar vendimin e sekretarit Amerikan të Shtetit! Me këtë akt ata thjesht e vunë në vështirësi vendimmarrësin! Ndërkohë që festuan perversitetin e tyre!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat