​Bekim Sejdiu dorëhiqet nga Gjykata Kushtetuese

Aktuale

​Bekim Sejdiu dorëhiqet nga Gjykata Kushtetuese

Më: 25 maj 2021 Në ora: 16:18
​Bekim Sejdiu

Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Bekim Sejdiu, sot ka dorëzuar letër-dorëheqjen e tij nga pozita e gjyqtarit.

Kjo është bërë në përputhje me dispozitat përkatëse të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe rregulloren e punës së gjykatës.

Kjo është bërë e ditur nga Gjykata Kushtetuese, sipas së cilës gjyqtari Sejdiu ka ofruar dorëheqjen me qëllim të vazhdimit të karrierës në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës shpreh falënderimin për punën që gjyqtari Sejdiu ka bërë deri më sot në avancimin e gjyqësisë kushtetuese të Kosovës dhe i uron suksese të mëtutjeshme në karrierën e tij profesionale”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat