​Rama-Hajrizi takim lamtumirës me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë Tomas Szunyog

Aktuale

​Rama-Hajrizi takim lamtumirës me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë Tomas Szunyog

Më: 25 maj 2021 Në ora: 17:00
Foto nga takimi

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Arta Rama-Hajrizi priti sot në takim shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, në vazhdën e takimeve përshëndetëse me udhëheqës institucional vendorë dhe ndërkombëtarë në prag të përfundimit të mandatit të saj si gjyqtare dhe kryetare e Gjykatës.

Rama-Hajrizi e njoftoi Szunyog me punën e deritanishme të Gjykatës, me sfidat e përballura nga gjyqtarët në shqyrtimin e lëndëve në kushte pandemie dhe vendimmarrjen në distancë, si dhe me përpjekjet e vazhdueshme që janë bërë për rritjen e cilësisë së vendimeve në përputhje me praktikat ndërkombëtare të drejtësisë kushtetuese.

Kryetarja Rama-Hajrizi shprehu mirënjohjen e saj për ndihmën e ofruar ndër vite nga institucionet evropiane në ngritjen e kapaciteteve profesionale të Gjykatës Kushtetuese dhe shprehu besimin se kjo ndihmë nuk do të mungojë as në të ardhmen.

Ndërsa, ambasadori Szunyog konfirmoi gatishmërinë e Zyrës së BE-së për të vazhduar përkrahjen për Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, si dhe për institucionet e tjera në vend, në shërbim të forcimit të sundimit të ligjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat