Vjen një mbështetje për Albin Kurtin pasi u tërhoq nga masa e Reciprocitetit: Vendim i drejtë, nuk na duhet acarimi i marrëdhënieve në rajon!

Aktuale

Vjen një mbështetje për Albin Kurtin pasi u tërhoq nga masa e Reciprocitetit: Vendim i drejtë, nuk na duhet acarimi i marrëdhënieve në rajon!

Më: 25 maj 2021 Në ora: 17:44
Albin Kurti

Njohësi i çështjeve politike Nexhmedin Spahiu, ka reaguar pas deklaratës së Ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari në lidhje me tërheqjen nga premtimi për vendosjen e masës së Reciprocitetit.

Spahiu në një prononcim po e sheh këtë qëndrim të Qeverisë Kurti, si të drejtë.

Ai deklaron se ky ndryshim i qëndrimeve është pozitiv dhe se Kosovës i intereson relaksimi i marrëdhënieve në rajon dhe jo acarimi i tyre.

“Ndryshimet e qëndrimeve prej atyre jo të dobishme për Kosovën në ato të dobishme për Kosovën, janë pozitive dhe nuk duhet të kritikohen. Ndërsa ndryshimet që bëhen për dobi personale por që shkojnë në dëm të Kosovës, ato janë ndryshime që duhet të kritikohen. Ky ndryshim i qëndrimeve të Qeverisë Kurti është pozitiv dhe unë e përkrah. Eshtë pozitiv sepse ne kemi interes madhor relaksimin e marrdhënieve në rajon dhe jo acarimin e tyre, është interes kombëtar i Kosovës. Çdo gjë që shkon në këtë drejtim është pozitive” tha Spahiu.

Kujtojmë se premtimi për vendosjen e masës së Reciprocitetit ishte një nga premtimet kryesore të Albin Kurtit para ardhjes në pushtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat