Grajqevci: Kosova ende nuk ka databazë për personat e zhdukur

Aktuale

Grajqevci: Kosova ende nuk ka databazë për personat e zhdukur

Më: 26 maj 2021 Në ora: 00:41
Ahmet Grajqevci

Ahmet Grajqevci, kryetar i Këshillit Koordinues për të Zhdukurit dhe Krimet e Luftës, ka thënë se me gërmimet për gjetjen e mbetjeve mortore të personave të zhdukur gjatë luftës do të vazhdohet edhe në lokacione të tjera në Serbi pas Kizhevakut.

Ai ka thënë se do të presin rezultatet e ADN-së për të vërtetuar nëse mbetjet e tjera të paidentifikuara i përkasin të vrarëve nga masakra e Rrezallës.

Grajqevci ka thënë se Kosova nuk ka ende një databazë me të dhënat për të zhdukurit dhe viktimat e luftës, gjë që e ka quajtur tmerr për shtetin.

“Në Kosovë janë të regjistruara 24 organizata për hulumtimin e personave të zhdukur dhe krimeve të luftës. Programin e punë e koordinojmë në Këshill. Është grumbulluar një material i madh i krimeve të luftës dhe të dhënat për personat e zhdukur, ne ende nuk e kemi një databazë të personave të zhdukur dhe viktimave që është tmerr për ne si shtet”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat