“Pafytyrësia nuk ka brirë”, Bushati i reagon Mustafës pas akuzave ndaj Kurtit: Me të akuzu ky për mashtrim...

Aktuale

“Pafytyrësia nuk ka brirë”, Bushati i reagon Mustafës pas akuzave ndaj Kurtit: Me të akuzu ky për mashtrim...

Nga: A.Zh Më: 26 maj 2021 Në ora: 19:42
Isa Mustafa

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, ka akuzuar Qeverinë e Albin Kurtit, se ka mashtruar për temën e reciprocitetit me Serbinë.

Mustafa ka thënë se reciprociteti me Serbinë ka qenë ndër kauzat kryesore të zgjedhjeve nga ana e të gjithë atyre që kanë garuar me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Ata që iu kanë besuar zotimeve dhe premtimeve të tyre, tani e shohin realitetin. Qeveria po mashtron , por votën e shumicës e ka marrë të mashtrojë, të bëjë çfarë të dojë. Për fat të keq, edhe miratimin e një pjese të opozitës, që i mundësoi Vetëvendosjes konsolidimin e pushtetit absolut”, ka deklaruar Mustafa, teksa ka komentuar deklaratën e ministres së Tregtisë Ndërmarrësisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari. Kjo e fundit dje tha se nuk ka dashur që ta vendosë menjëherë reciprocitetin me Serbinë, por të shfrytëzojë mekanizmat rajonalë që të zgjidhin problemet që ekzistojnë mes dy shteteve.

E një reagim të ashpër ndaj Isa Mustafës për këtë deklaratë, e ka dhënë gazetari shqiptar Andi Bushati.

“Hahahahah pafytyrësia nuk ka brirë...me të akuzu ky për mashtrim...dhe pikërisht për reciprocitetin”, ka shkruar Bushati në një postim në Facebook./BS

Image
Postimi i Bushatit
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat