Nuk pajtohet me të, por Uk Lushi e propozon këtë person në ekipin negociator të Kurtit

Aktuale

Nuk pajtohet me të, por Uk Lushi e propozon këtë person në ekipin negociator të Kurtit

Më: 26 maj 2021 Në ora: 20:37
Uk Lushi

Analisti shqiptaro-amerikan Uk Lushi ka bërë një propozim interesant që publicisti Nexhmedin Spahiu të jetë pjesë e delegacionit për dialogun Kosovë-Serbi.

Lushi ka thënë se Kurti duhet të takohet me Spahiun dhe të shfrytëzojë burimet dhe asetet që ka Kosova.

Postimi i Lushit:

Siç e di ai vetë dhe siç e dinë shumë, unë nuk pajtohem me shumicën e udhëve të cilat Nexhmedin Spahiu propozon t'i marrim si shqiptarë për të arritur në fazën e ardhshme historike si popull, mirëpo mendoj që Nexhmedin Spahiu duhet të konsultohet dhe mbase edhe të jetë pjesë e ekipit (qeveritar) të Kosovës në dialogun me Serbinë.

Spahiu i njeh serbët dhe rajonin mirë dhe qasjet e tij ndryshe, kritike dhe shpesh kontraverse mund të jenë referencë komparative si dhe të ndihmojnë në përqartësimin e perspektivës dhe kontrapuntit tonë kundrejt Serbisë.

Shpresoj që KM Kurti e pakta do të gjejë kohë të takohet me Spahiun dhe me mendje të mprehta tjera dhe të dëgjojë ata apo ato. Duhet të shfrytëzohen krejt burimet dhe asetet që kemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat