Bekë Berisha: Potencialin tim politik dëshiroj ta jap në Istog

Aktuale

Bekë Berisha: Potencialin tim politik dëshiroj ta jap në Istog

Më: 26 maj 2021 Në ora: 23:56
Bekë Berisha

Bekë Berisha është kandidati i AAK-së për kryetar të Istogut. Ai ka treguar arsyet që e kanë shtyrë të kandidojë për këtë pozitë.

Berisha u shpreh se është i përmbushur politikisht pasi është zgjedhur tri herë deputet, andaj potencialin e tij politik, tha se dëshiron ta jap në vendlindje.

“Istogu për mua është i rëndësishëm, është vendlindja ime. Unë jam përmbushur politikisht, jam zgjedhur tri herë deputet”.

Arsye tjetër Berisha thotë se është rinia e Istogut, pasi sipas tij deri më tani 13 mijë të rinj kanë deponuar dokumente që të ikin nga Kosova.

“Kudo që kam marrë vota, kam qenë korrekt me votuesit e mi. Tash pasi Istogu nuk po funksionon si duhet, dua t’i ndaloj rininë të mos dalin jashtë sepse janë disa statistika ku tregojnë që 13 mijë të rinj që kanë deponuar dokumentacione me ik nga Kosova.

Kjo më bën që të shkoj atje dhe ta ngjalli ekonominë sepse Istogu ka potencial të madh. Kam potencial dhe përvojë të mjaftueshme për ta ngjallur Istogun”, tha Berisha në T7.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat