​Rënia e rasteve të reja, mbyllet Mjekimi Intensiv Qendror për rastet COVID

Aktuale

​Rënia e rasteve të reja, mbyllet Mjekimi Intensiv Qendror për rastet COVID

Më: 27 maj 2021 Në ora: 12:28
Valbon Krasniqi

Rënia e shifrave të të infektuarve me koronavirus ka bërë që nga dita e djeshme të lirohet nga pacientët me COVID-19 edhe Klinika e Mjekimit Intensiv Qendror. Ndërsa, në Klinikën Infektive, Pulmologji si dhe spitalet regjionale aktualisht janë të shtrirë 165 pacientë të prekur me COVID-19.

Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi i cili tha se edhe pacientët që disa pacientë që kanë qenë të shtrirë në Klinikën e Anesteziologjisë të transferohen në repartin intensiv të Klinikës Infektive.

Krasniqi: Nga dje nuk ka asnjë pacientë me COVID në Mjekimin Intensiv Qendror

“Brenda këtyre dy javësh ne kemi liruar komplet Klinikat Internistike, bllokun internistik javën e kaluar po ashtu kemi liruar Mjekësinë Sportive dhe nga dje nuk kemi asnjë pacientë në Mjekimin Intensiv Qendror pra në Klinikën e Anesteziologjisë dhe pacientët që kanë qenë aty i kemi transferuar në repartin intensiv të Klinikës Infektive”, tha ai.

Drejtori i SHSKUK-së po ashtu ka thënë se aktualisht në nivel vendi janë të hospitalizuar 165 pacientë të prekur nga koronavirusi, prej tyre pesë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Krasniqi: Aktualisht janë të shtrirë 165 pacientë

“Aktualisht sot në nivel të vendi i kemi vetëm 165 pacientë që janë duke u trajtuar në spitalet e përgjithshme dhe klinikat e QKUK-së, prej tyre 5 janë në gjendje më të rëndë kritike janë duke u trajtuar në repartet intensive. Nga këta 165, 101 janë në QKUK dhe 65 pacientë të tjerë janë në spitalet e tjera. Pra, po e shihni se ka një zvogëlim dukshëm të pacientëve që janë duke marrë shërbime nëpër spitalet tona”, tha Krasniqi.

Vetëm në 24 orët e fundit në Kosovë pozitivë më COVID-19 kanë rezultuar 44 persona, por nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes. Ndërsa, është duke vazhduar procesi i vaksinimit kundër pandemisë për moshën mbi 65-vjeç, e ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia gjatë ditës së djeshme ka paralajmëruar arritjen edhe të 100 mijë vaksinave deri në fund të kësaj jave. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat