Avdyli: AKP të shuhet sa më shpejtë, Kosova kish qenë e fortë, duroi 20 vjet abuzim, keqpërdorim e hajni klasike me letra

Aktuale

Avdyli: AKP të shuhet sa më shpejtë, Kosova kish qenë e fortë, duroi 20 vjet abuzim, keqpërdorim e hajni klasike me letra

Nga: A.SH Më: 27 maj 2021 Në ora: 12:54
Haxhi Avdyli

Deputeti i listës “Guxo”, Haxhi Avdyli ka thënë se, sa më shpejt të shuhet AKP-ja që sadopak të shpëtohet diçka, duke kërkuar edhe hetim e përgjegjësi penale për përfituesit e paligjshëm.

Ai ka përmendur keqpërdorimet të cilat janë bërë në AKP dhe pagat e anëtarëve duke thënë se Kosova kish qenë shumë e fortë kishte që qëndroi në këmbë, pasi që duroi 20 vjet abuzim, keqpërdorim e hajni klasike me letra.

Postimi në Facebook:

Anëtarët e Bordit të AKP-së, pagat bazë deri 5000€, kurse kompenzimet për çdo mbledhje 28.000 € për 8 anëtarët e ketij bordi. Pagat e larta i kishin për të mbyllur gojen e lejuar vjedhjen e pasurisë së Kosovës nga bosat e politikës. Privatizimet e tokave kah 3€ e fabrikave kah 10.000€ do marrin fund shpejtë. Shumë e fortë kishte qenë Kosova që qëndroi në këmbë, pasi që duroi 20 vjet abuzim, keqpërdorim e hajni klasike me letra. Shuarje e AKP-së sa më shpejtë, që të shpëtohet sadopak diçka por edhe hetim e përgjegjësi penale për përfituesit e paligjshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat