Lansimi i punimit “Zgjedhjet para Gjykatës: Kontestet zgjedhore në Kosovë”

Aktuale

Lansimi i punimit “Zgjedhjet para Gjykatës: Kontestet zgjedhore në Kosovë”

Më: 27 maj 2021 Në ora: 14:48
Pamje nga vendi i ngjarjes

Instituti D4D sot lansoi punimin “Zgjedhjet para gjykatës: Kontestet zgjedhore në Kosovë” i cili njëherit është edicioni i tretë mbi drejtësinë zgjedhore.

Punimi përfshin të dhëna mbi numrin e parashtresave dhe ankesave të paraqitura në PZAP, llojet e vendimeve dhe gjobat, numrin e rasteve penale kundër të drejtave të votimit në gjykata, numrin e komunave dhe vendvotimeve ku janë përsëritur votimet, numrin e vendvotimeve të rinumëruara dhe, masat kundër ankesave ndaj mediave.

Disa nga rekomandimet e punimit “Zgjedhjet para gjykatës: Kontestet zgjedhore në Kosovë” janë:

· Vazhdimi i praktikës ekzistuese të koordinimit të palëve nënshkruese të memorandumit

· Qasje e shënjestruar institucionale ndaj kërcënimeve, rasteve të rinumërimit, lajmeve të rreme dhe sulmeve kibernetike

· Sfidat e përsëritura: e drejta për të votuar dhe kandiduar, votimi jashtë vendit dhe afatet kohore të përfshihen në reformën zgjedhore

· Përgatitja e doracakut të praktikës gjyqësore në lidhje me zgjedhjet

Të dhënat janë analizuar nga Instituti D4D ndërsa janë siguruar nga institucionet e mëposhtme të cilat janë poashtu nënshkruese të memorandumit të bashkëpunimit për procesin zgjedhor: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Ankesa, Prokuroria e Shtetit, Policia e Kosovës, Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Komisioni i Pavarur i Mediave. Punimi vë në pa edhe një herë efektin pozitiv të memorandumit të bashkëpunimit për procesin zgjedhor, ku fal bashkëpunimit ndërinstitucional ndër vite vërejmë transparencë dhe llogaridhënie me të madhe.

Pjesë e fjalimeve hyrëse të kësaj konference ishin Znj. Rezarta Delibashzade-Krasniqi nga Instituti D4D, Z. Richard Le Vay nga Ambasada Britanike në Prishtinë, Znj. Valdete Daka nga Komisioni Qendror Zgjedhor, përderisa të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e të gjitha institucioneve të memorandumit të bashkëpunimit për procesin zgjedhor.

Znj. Rezarta Delibashzade-Krasniqi theksoi rëndësinë e këtij punimi, bashkëpunimit të institucioneve nënshkruese të memorandumit të bashkëpunimit si dhe rëndësinë e reformës zgjedhore me anë të së cilës do të adresoheshin një mori sfidash, siç janë e drejta për të votuar, e drejta për tu kandiduar, votimi nga jashtë vendit, afatet kohore për dorëzimin e parashtresave/ankesave. Z. Le Vay ndër të tjerat theksoi se është kënaqësi t’i lexosh përfundimet e raportit, se bashkëpunimi institucional është duke u përmirësuar dhe se trendet e përgjithshme janë pozitive, gjithashtu edhe rekomandimet praktike të raportit që procesi të vazhdojë. Znj. Daka potencoi se organizimi i zgjedhjeve të lira e demokratike dhe cilësia e organizimit dhe mbarëvajtjes së zgjedhjeve është një ndër pikat kyçe të vlerësimit të demokracive të reja dhe atyre në tranzicion. Kosova si shteti i ri ka ndërtuar një demokraci funksionale, e cila ka qenë në gjendje të organizojë zgjedhje në pajtim me standardet ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat