Kurti doli nga Kuvendi, Konjufca i tregon Berishës arsyen: Ti i sporteve të rënda, por...

Aktuale

Kurti doli nga Kuvendi, Konjufca i tregon Berishës arsyen: Ti i sporteve të rënda, por...

Më: 27 maj 2021 Në ora: 17:00
Glauk Konjufca, Kuvendi i Kosovës

Në momentin që deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, e mori fjalën në Kuevnd për t’ia bërë një pyetje kryeministrit Albin Kurti, ku i fundit lëshoi sallën e Kuvendit.

Këtë e vërejti Berisha dhe iu drejtua Konjufcës se meqenësë Kurti nuk ndodhet në sallë do të diskutojë me kryetarin Konjufca.

E ky i fundit me shaka i tha se Kurti e lëshoi sallën sepse Berisha po i bënte pyetje të lehtë, por “është i sporteve të rënda”.

“Kryeministër t’i e shkarkove bordin e AKP-së, a po rrin a shkove?…Kryetar tash po diskutoj me ty”, i tha Berisha, Konjufcës.

“Ti je i sporteve të rënda, e kur the pyetje e lehtë, prandaj doli kryeministri”, ia ktheu Konjufca me shaka.

Më pas Berisha e ngriti pyetjen në Kuvend, por nuk mori përgjigje në mungesë të Kurtit.

“Bordi i ri që ka me u vendos tani a janë bord i vullnetarëve apo kanë me i harxhu 25 mijë euro si ata të parët”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat