Zbulimi i varreve masive, ekspertët kërkojnë hapjen e arkivave të ushtrisë e policisë serbe

Aktuale

Zbulimi i varreve masive, ekspertët kërkojnë hapjen e arkivave të ushtrisë e policisë serbe

Më: 27 maj 2021 Në ora: 20:48
Kizhevak

Kizhevaku, është një fshat i cili ndodhet në Serbi, ku u gjetën eshtrat e të paktën 9 qytetarëve nga Kosova të vrarë gjatë luftës së fundit.

Fshehur mes maleve të Rashkës, kjo gurore në vitin 1999 është shfrytëzuar për të fshehur nën tokë trupat e disa personave.

Që nga viti 2015, kjo zonë filloi të hetohej. Pas më shumë se 1 viti gërmimesh në këtë vend u konstatua se ekzistonte një varrezë masive.

Trupat e gjetur i përkasin banorëve të fshatit Rrëzallë, që ndodhet në komunën e Skënderajt.

Ekspertët mjeko-ligjorë thanë se kanë informacione se në territorin serb ekzistojnë edhe 11 varreza të tjera masive por për ti identifikuar ato duhet vullnet dhe bashkëpunim nga shteti serb.

Ata theksojnë se hapja e arkivave ushtarake dhe policore të Serbisë mund të ndihmojë në identifikimin e varrezave të tjera.

Megjithatë nga ana e shtetit serb nuk është ofruar një bashkëpunim i tillë. Hapja e këtyre arkivave  do të faktonte krimet e luftës që janë kryer ndaj popullsisë civile të Kosovës.

Që nga viti 2001 në territorin e Serbisë janë identifikuar 5 varreza masive me trupat e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës. Në këto varreza janë gjetur rreth 1000 trupa të shqiptarëve të vrarë.

Pavarësisht identifikimit të këtyre varrezave që nga lufta e fundit në Kosovë, rezultojnë ende të zhdukur rreth 1600 persona.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat