Policia arreston dy persona për kontrabandë me emigrantë

Aktuale

Policia arreston dy persona për kontrabandë me emigrantë

Më: 27 maj 2021 Në ora: 21:26
Gjesendet e gjetura

Zyrtarë policorë nga Drejtoria Rajonale Perëndimi e Policisë Kufitare, sot me urdhër të prokurorit kanë realizuar kontroll në dy lokacione në territorin e Suharekës nën dyshimin e zhvillimit të aktiviteteve të kontrabandës me emigrant.

Policia, sot më, 27 maj 2021, në orët e hershme të mëngjesit kanë kryer kontrollin në një lokacion nën dyshimin se aty mund të ketë dëshmi që lidhen me kryerjen e veprës penale ‘kontrabanda me emigrant’.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale: 36 (tridhjetë e gjashtë) pasaporta të RKS-së,  një diplomë e kryerjes së Shkollës së Mesme të Lartë (gjimnazit), 22 (njëzet e dy) foto të 6 personave të ndryshëm, një  transaksion bankar. I dyshuari nuk është hasur në atë lokacion

Image
Gjesendet e gjetura

Gjatë grumbullimit të dëshmive dhe provave, policia ka ardhur në përfundim se edhe në një lokacion të dytë mund të gjinden dëshmi lidhur me kryerjen e kësaj vepre penale. Kështu, pas marrjes së urdhëresës nga organet e drejtësisë është realizuar në mesditë (27 maj 2021) kontrolli në lokacionin e dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat