Ish-gjyqtari thirrje Osmanit dhe Kurtit: Ma mundësoni raportimin në Kuvend për skandalet e EULEX-it

Aktuale

Ish-gjyqtari thirrje Osmanit dhe Kurtit: Ma mundësoni raportimin në Kuvend për skandalet e EULEX-it

Më: 27 maj 2021 Në ora: 22:12
Malcolm Simmons

Ish-gjyqtari i EULEX, Malcolm Simmons iu është drejtuar kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Osmani, për t’i mundësuar të raportojë në Kuvend rreth skandaleve të pretenduara në misionin e BE-së në Kosovë.

Simmons përmes një postimi në Twitter tha se ka për qëllim të japë prova e fakte për formën sesi BE ka shtrembëruar drejtësinë në Kosovë.

Ai tutje shtoi se vendimi për të dëgjuar rreth këtyre provave do jetë një test i rëndësishëm për Kuvendin e Kosovës dhe sundimin e ligjit në Kosovë.

“Është qëllimi im të jap prova në Parlamentin e Kosovës për mënyrën se si BE e ka shtrembëruar drejtësinë në Kosovë. Vendimi për të dëgjuar apo jo faktet e mia do të jetë një provë e rëndësishme për këtë Parlament dhe për sundimin e ligjit në Kosovë”, ka thënë ai.

Simmons ka etiketuar në këtë postim presidenten Vjosa Osmani, bashkë me kryeministrin Albin Kurti.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat