“Kush i bëri këto vrasje”? Gazmend Halilaj “çmend” komandantët e UÇK-së: Me u çu me vra...

Aktuale

“Kush i bëri këto vrasje”? Gazmend Halilaj “çmend” komandantët e UÇK-së: Me u çu me vra...

Nga: N.Sh Më: 27 maj 2021 Në ora: 22:49
Avokati Gazmend Halilaj

Tashmë në Gjykatën Speciale janë të burgosur një numër simbolik i krerëve të UÇK-së, të cilët dyshohen për krime të luftës.

Avokati Gazmend Halilaj thotë se, Gjykata Speciale është një Gjykatë e Kosovës, e formuar nga përfaqësuesit tanë, nga Parlamenti i Kosovës, nga shumica e deputetëve të cilët kanë qenë vet pjesë e saj.

Ai thekson se, në asnjë rrethanë, dhe në asnjë çast nuk pajtohet që UNMIK-u, EULEX-i apo OKB-ja të jenë organizatë mafioze apo me çfarëdo lloj emri që denigrues.

“Pse? UNMIK, EULEX, OKB udhëhiqen nga shtetet më të mëdha botërore, gjyqtarë, prokurorë, politikanë vinë nga shtetet të cilat kanë rrezikua me ndezë luftën e Tretë Botërore, për të na shpëtuar ne, derisa ne nuk kemi qenë shtet anëtar i NATO-s dhe me atë luftë nuk është rrezikuar asnjë shtet i NATO-s. Këtë e kanë bërë për të na shpëtuar nga gjenocidi serb që e kanë bë ndaj shqiptarëve”, thotë Halilaj, transmeton gazeta “Bota sot”.

Sipas avokatit Gjykata Speciale në misionin e saj, në asnjë pikë nuk ka qëllim ta godas luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Po të kishin pasur këtë qëllim, ftesat nuk do të vinin në mënyrë individuale dhe do t’i shkonin organizatës së UÇK-së dhe do të shkonin në Hagë përfaqësuesit e saj për ta përfaqësuar luftën. Nëse gjykohet lufta e UÇK-së do të gjykohet i gjithë populli, sepse i gjithë populli ka qenë UÇK, do të gjykohet Havier Solana, Shea, Tony Bler, Medelin Olbrite, Bill Clinton... e shumë e shumë burra të tjerë të cilët nuk kanë fjetur ka 48 orë për të na shpëtuar neve”, thotë tutje Halilaj.

Avokati mendon se, luftën dhe vlerat e luftës, që nëse dikush mund t’i cenoj kanë me qenë pikërisht ata që e kanë udhëhequr luftën.

“Nuk mundet një ushtar me i zbeh vlerat e luftës dhe asnjë epror i rangut të mesëm, sepse lufta është bërë nga ushtarët dhe eprorët deri të komandantët e brigadave, asnjë troh më shumë. Kur flasim për Gjykatën Speciale apo për profiterët e luftës, asnjëherë nuk nënkupton kjo për ushtarët e UÇK-së. Lufta e UÇK-së e ka kryer misionin e saj. Mirëpo nëse zbehet dhe do të zbehet, dhe e kanë zbehur  pikërisht ata që e kanë udhëhequr. Derisa atyre nuk iu takon asnjë benefid pse po dashka Gazmend Halilaj me i takua të gjitha benifcionet? Gazmend Halilaj me u çu me vra, me plagos, me denigrua, me poshtërua dhe në fund me thënë se nëse më prekni mua e goditni UÇK-në. Jo UÇK-në, por filan fistekun i cili i ka kryer këto vepra”, potencon Halilaj, shkruan gazeta “Bota sot”.

Ai tutje shprehet në një emision se nëse ata që janë në Hagë nuk janë të përfshirë, sepse nuk kemi aktgjykim, por pyet se kush i bëri këto vrasje në Kosovë?

“Por gjithë këto vrasje kush i bëri? Këta njerëz i kanë formua institucionet, këta njerëz i kanë udhëhequr AKI-në, Policinë, Gjykatat e Prokurori, pra të gjitha shërbimet. Pse nuk e zbuluan asnjë rast? Sepse shumica prej tyre direkt a po indirekt kanë qenë, ose si nxitës, ose si urdhërdhënës ose si ekzekutues. Është e pakontestueshme. Nuk është duke u gjykuar lufta”, përfundon Gazmend Halilaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat