Murati nënshkruan për kredi shtesë në vlerë prej 25 milionë euro për shpenzimet e luftës ndaj pandemisë

Aktuale

Murati nënshkruan për kredi shtesë në vlerë prej 25 milionë euro për shpenzimet e luftës ndaj pandemisë

Më: 27 maj 2021 Në ora: 23:04
Hekuran Murati

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka lajmëruar se ka nënshkruar marrëveshjen për kredi shtesë në vlerë prej 25 milionë euro me Bankën Zhvillimore të Këshillit të Evropës, që do të mbulojë shpenzimet e luftës ndaj pandemisë.

Sipas ministrit, lajmi i ditës ishte ardhja e 100 mijë vaksinave anti-Covid.

Postimi i plotë:

Sot pata kënaqësinë të nënshkruaj marrëveshjen për kredi shtesë në vlerë prej 25 milionë euro me Bankën Zhvillimore të Këshillit të Evropës, që do të mbulojë shpenzimet e luftës ndaj pandemisë.

Mirëpo lajmi i ditës për sot është arritja e mbi 100 mijë vaksinave anti-covid. Ky kontigjent shënon pikën e kthimit në luftën ndaj pandemisë. Ditë të mira po vijnë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat