Haradinaj: Kurti e ka gjetur të gatshme padinë ndaj Serbisë për gjenocid

Aktuale

Haradinaj: Kurti e ka gjetur të gatshme padinë ndaj Serbisë për gjenocid

Më: 27 maj 2021 Në ora: 23:18
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kryeministri Albin Kurti gjatë mandatit të parë e ka gjetur të gatshme padinë ndaj Serbisë për gjenocid.

Ai ka shtuar se Kurti nga ajo kohë asgjë nuk ka bërë në këtë drejtim.

“Kurti kur ka ardhur në Qeveri e ka gjetur padinë e gatshme, prej meje. Asnjë lëvizje më nuk e ka bërë. Padia për gjenocid nuk është send i flokorit, është strategji që duhet të planifikohet mirë para se të dërgohet në Gjykatë”.

“Nëse Kurti e dërgon padinë dhe e humb, ai i bën argat Serbisë. Nëse ai e qon për gjenocid dhe e humb, askush s’mund t’i bëjë ndihmë më të madhe Serbisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat