Ambasada Amerikane: Mathew Palmer do vijë në Kosovë, do të takohet me zyrtarët qeveritarë

Aktuale

Ambasada Amerikane: Mathew Palmer do vijë në Kosovë, do të takohet me zyrtarët qeveritarë

Më: 28 maj 2021 Në ora: 12:36
Mathew Palmer

Zëvendës-ndihmës sekretari, Mathew Palmer javën e ardhshme do ta vizitojë Kosovën.

Këtë e ka konfirmuar Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Kjo ambasadë në një përgjigje ka thënë se Palmer do të takohet për zyrtarë qeveritarë.

“Javën e ardhshme, Zëvendës-ndihmës sekretari, Mathew Palmer do të qëndrojë në Prishtinë, për t’u takuar me zyrtarët qeveritarë për të diskutuar mbi marrëdhëniet tona bilaterale”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat