Kurti emëron bordin e ri të ARKEP-it: Më të mirët që kemi pasur ndonjëherë

Aktuale

Kurti emëron bordin e ri të ARKEP-it: Më të mirët që kemi pasur ndonjëherë

Më: 28 maj 2021 Në ora: 14:15
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti është deklaruar pas zgjedhjes së bordit të ARKEP-it.

Ai tha se me një ekip profesionistësh e profesionistesh me përvojë në institucione, në industri dhe në akademi, jemi të bindur që ky është Bordi më i kualifikuar që institucioni i ARKEP-it ka pasur ndonjëherë, dhe kemi besim të plotë që ky Bord do të jetësojë vizionin për zhvillimin e sektorit.

Kryeministri tregoi se ARKEP-i është rregullator i komunikimeve elektronike dhe postare. Drejt vendosjes së tij në krye të detyrës kushtetuese dhe ligjore, tash kemi përbërjen e re të Bordit të ARKEP të votuar mbrëmë në Kuvendin e Republikës.

Nazim Rahimi – Inxhinier i Postës dhe Telekomunikacionit me 19 vite përvojë në sektorin postar, në ministrinë e linjës dhe ARKEP.

Shkumbin Hamiti – inxhinier i Telekomunikacionit e Informatikës me 17 vite përvojë pune në pozita udhëheqëse në Nokia. Hulumtues në akademi e industri me 12 patente për inovacionet e tij.

Prof. Dr. Lule Ahmedi –Profesoreshë në Universitetin e Prishtinës me përvojë 25 vjeçare dhe dhjetëra publikime ndërkombëtare;

Rrezarta Duraku Ajeti – Inxhiniere e Telekomunikacionit dhe Master në Administrim Biznesi, me 12 vite përvojë pune në Telekomin e Kosovës.

Arijan Qorolli – Ekonomist me 16 vite përvojë pune të analizë tregu në ARKEP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat