Ish-këshilltari i Kurtit citon Adem Grabovcin: Krejt Kosova janë nip e dajë

Aktuale

Ish-këshilltari i Kurtit citon Adem Grabovcin: Krejt Kosova janë nip e dajë

Më: 28 maj 2021 Në ora: 18:22
Shkëlzen Gashi

Shkëlzen Gashi, ish-këshilltari i kryeministrit në Qeverinë Kurti I, ka cituar sot ish-shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së dhe protagonistin e aferës “Pronto”, Adem Grabovcin, pas raportimeve se nipi i zv.kryeministrit Besnik Bislimi është propozuar nga Qeveria Kurti II për anëtar të KSHSC-së, institucion ky që mbikëqyr Agjencinë e Akreditimit të Kosovës.

“Siç pat thënë i madhi Adem Grabovci ”krejt Kosova janë nip e dajë”, ka shkruar Gashi në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

Sot mediat kanë raportuar se një familjar i Besnik Bisilimit pritet ta monitorojë punën e Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

Bëhet fjalë për Gëzim Tosunin, nipin e Besnik Bisilimit, që është propozuar për anëtar të KShC-së nga qeveria, në të cilën daja i tij ushtron pozitën e dytë më të rëndësishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat