Analisti nga Amerika i jep mbështetje të fuqishme Arben Vitisë: Aseti kryesor në Vetëvendosje – është para Albin Kurtit

Aktuale

Analisti nga Amerika i jep mbështetje të fuqishme Arben Vitisë: Aseti kryesor në Vetëvendosje – është para Albin Kurtit

Nga: N. H Më: 28 maj 2021 Në ora: 20:19
Arben Vitia

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar të premten se Qeveria e Kosovës ka përmbyllur me sukses negociatat me prodhuesin e vaksinave anti-COVID, “Pfizer”.

Në mbledhjen e Qeverisë kryeministri Albin Kurti, ka thënë se Kosova ka blerë sasi vaksinash nga ky prodhues, por duke mos përmendur ndonjë shifër.

E, pas këtij lajmi për vaksinat, ka folur analisti që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bleron Baraliu.

Ai i ka dhënë mbështetje ministri Vitia, gjersa ka shkruar se është aseti kryesor dhe se është edhe para liderit të VV-së, Albin Kurti.

Ja shkrimi i tij:

E di që e keni të vështirë me kuptu qysh e pse, sepse kritikën dhe mospajtimin jemi mesue së fundmi me e ba kauzë në vend të metodës, por unë kam pas gjithmonë 100% besim në ministrin Vitia, dhe vazhdoj të jem i bindur se ky është aseti nr.1. në VV dhe qeveri tash për tash. Sa për qartësi, Vitia është jo nr.1 mas Albinit, por nr. 1, pikë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat