Agim Bahtiri: Kurti do të jetë shumë i përagtitur për bisedimet në Bruksel, delegacionet e kaluara nuk e përcaktonin asnjë pikë

Aktuale

Agim Bahtiri: Kurti do të jetë shumë i përagtitur për bisedimet në Bruksel, delegacionet e kaluara nuk e përcaktonin asnjë pikë

Më: 28 maj 2021 Në ora: 20:50
Agim Bahtiri

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka deklaruar se Albin Kurti do të jetë shumë i përgatitur në lidhje me bisedimet në Bruksel.

Ai theksoi poashtu se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk do ta ketë të lehtë përfundimin e këtyre negociatave duke e njohur qëndrimin e tij.

“Unë mendoj se duke e njohur e Kurtin dhe qëndrimin e tij nuk e ka të lehtë për t’i dhënë fund këtyre negociatave dhe këtyre bisedimeve.

Kurti do të jetë shumë i përgatitur për secilën pikë që do të diskutohet dhe jo si më parë që nuk është përcaktuar asnjë pikë nga delegacioni kosvarpara bisedimeve në Bruksel”, tha Bahtiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat