Ja si mund të frenohet Serbia nga BE dhe SHBA! – Kërkohet mbyllja e Qendrës Humanitare Ruso-Serbe në Nish

Aktuale

Ja si mund të frenohet Serbia nga BE dhe SHBA! – Kërkohet mbyllja e Qendrës Humanitare Ruso-Serbe në Nish

Nga: A.Morina Më: 29 maj 2021 Në ora: 15:16
Profesori universitar, Milazim Krasniqi

Profesori universitar, Milazim Krasniqi ka dhënë disa propozime se si Bashkimi Evropian (BE) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) mund ta frenojnë Serbinë.

Sipas, profesorit disa nga mënyrat janë mbyllja e Qendrës Humanitare Ruso-Serbe në Nish dhe detyrimi nga ana e BE-së që Serbia të vendos sanksione ndaj Rusisë.

“P.S. “Serbia është kolona e pestë e Putinit në Evropë”, sipas F. tajms”, shkroi Krasniqi në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

SI MUND TË FRENOHET SERBIA NGA BE DHE NGA SHBA

1. Mbyllja e Qendrës Humanitare Ruso-Serbe në Nish

2. Detyrimi nga ana e BE-së që Serbia të vendos sanksione ndaj Rusisë.

3. Derusifikimi i Gazpromit në Serbi, si element sigurie për BE.

4. Kapitulli 35 të nxirret më herët e jo në fund të negociatave me BE-në.

5. Bllokimi i pasurive dhe pengimi i udhëtimeve i ish bashkëpunëtorëve të Millosheviqit, përfshirë Daçiqin, Vulinin e Vuçiqin.

6. Reforma në drejtësi, liria e medieve.

7. Pranimi i gjenocidit të kryer në Srebrenicë.

P.S. “Serbia është kolona e pestë e Putinit në Evropë”, sipas F. tajms.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat