Kurti flet për gjykimin e krimeve të luftës, tregon që po punojnë për rritjen e prokurorëve brenda Prokurorisë Speciale

Aktuale

Kurti flet për gjykimin e krimeve të luftës, tregon që po punojnë për rritjen e prokurorëve brenda Prokurorisë Speciale

Nga: M.H. Më: 29 maj 2021 Në ora: 18:17
Kryeministri i vendit, Albin Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti përmes një njoftimi në facebok ka treguar që kanë bërë disa ndryshime në Kodin e Procedurës Penale.

Kurti tregon që sot janë bërë dy vjet që prej Kuvendi ka bërë ndryshimet të cilat i rifreskuam edhe sot, përcjell “Bota sot”.

Ai thotë se janë duke punuar për rritjen e numrit të prokurorëve në Prokurorinë Speciale për të ia bër ëm të lehtë insitutcionëve të drejtësisë punën.

Ndër të tjera thekson që Kosova nuk ka kohë për të humbur.

Postimi i plotë

Sot u mbushën dy vjet prej kur Kuvendi i Republikës së Kosovës pati ndryshuar Kodin e Procedurës Penale, duke mundësuar kështu gjykimin në mungesë të kriminelëve të luftës. 22 vite pas luftës, e dy vjet pas këtij plotësim-ndryshimi, hetimi dhe gjykimi i krimeve të luftës ende mbetet çështje e heshtur e institucioneve dhe e sistemit tonë të drejtësisë.

Duke pasur prioritet adresimin e krimeve të kryera gjatë luftës, Qeveria jonë ka bërë sërish ndryshimet e nevojshme për të lehtësuar punën e institucioneve të drejtësisë për gjykimin në mungesë të kriminelëve të luftës.

Jemi duke punuar edhe në rritjen e numrit të prokurorëve brenda Prokurorisë Speciale. Ndërkaq, me themelimin e Institutit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, do të kemi më në fund dokumentim të qartë e të plotë mbi krimet e Serbisë në vendin tonë.

Kosovës i nevojiten prokurorë aktivë e të mençur, dhe gjykatës efikasë e të ditur. S’kemi kohë për të humbur.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat