Ferizi: Burrat në Kosovë e shfrytëzojnë pak religjionin, pak kanunin e pak edhe ligjin teksa gratë s’dinë çka të bëjnë

Aktuale

Ferizi: Burrat në Kosovë e shfrytëzojnë pak religjionin, pak kanunin e pak edhe ligjin teksa gratë s’dinë çka të bëjnë

Më: 30 maj 2021 Në ora: 07:17
Neri Ferizi

Neri Ferizi, aktivistja e Shoqërisë Civile ka folur për betejën e grave e vajzave me dhunën e ngacmimet seksuale në vend.

Ferizi thotë se në Kosovë ende funksionin sistemi i Kanunit, teksa përmend edhe religjionin.

Ajo shprehet se burrat ne Kosovë përdorin cilin sistem të ju konvenon. Fillojnë nga religjioni, pak kanunin e kapak edhe ligjin derisa thekson që në këtë mes gruaja nuk di ç’të bëjë.

“Në Kosovë e ke pasur një sistem që ka qenë kanuni në fillimisht dhe ka qenë shumë e vështirë me dalë prej asaj, dhe shpeshherë komente të tilla ku thuhet “ah, këtu veç kanuni kish kry punë”. Kemi ende njerëz që besojnë që ai sistem është në rregull sado që Kanuni sipas mendimit tim ka qenë shtypës për gratë. Nëse flasim për pas luftës, në Kosovë kemi pasur ligje pastaj të cilat kanë ardhë copy-paste prej vendeve që janë shumë të zhvilluara dhe kemi dashtë pa e shiku kontekstin këtu me sjell shumë ligje që nuk përputhen direkt me kulturën tonë”, thotë ajo për

Ferizi, thotë se varet edhe në cilin rajon të vendit jeton për të kuptuar se cili sistem përdoret.

“E kemi edhe religjioni, që është goxha një ndikues në këtë kulturë. Burrat Kosovë çka bëjnë, për shkak se e kanë edhe fuqinë fizike e shfrytëzojnë secalin sistem që ju konvenon. Fillojnë prej religjioni, pak kanuni dhe kapak edhe ligjin. Madje edhe traditën shqiptare që është e ndërthurur me krejt këto. Gruaja mbetet në atë pozicion që nuk di çka të bëjë. P.sh nëse je në Mitrovicë, ti duhesh me ju përshtatë pak religjionit pak ligjit, nëse je në Prishtinë është më ndryshe, sepse është më e hapur. Ti shkon vetëm me ligjin”, ka thënë Ferizi për InDoks.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat