Ish-kandidati për deputet nga VV-ja ka një thirrje për Kurtin dhe opozitën

Aktuale

Ish-kandidati për deputet nga VV-ja ka një thirrje për Kurtin dhe opozitën

Nga: N. H Më: 30 maj 2021 Në ora: 16:20
Liri Loshi dhe Albin Kurti

Ish kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Liri Loshi, përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë një shpjegim interesant.

Ai ka thënë se kur opozita e kritikon Kurtin se nuk po di me qeverisë me vendin, është e drejtë e plotë e tyre, sepse kritika vije nga një kamp politik që ka qeverisë gjatë me vendin.

Kurse, nga ana tjetër, kur Kurti akuzon opozitën se nuk po dinë ta bëjnë punën e opozitës, është e drejtë pasi askush nuk ka qenë në opozitë më gjatë se ai.

Krejt në fund, ai shprehet se është tejet e rëndësishme që ta ndihmojmë njeri-tjetrin (qeveria dhe opozita) dhe ta çojnë vendin përpara.

Ja shkrimi i tij:

Nëse opozita i thotë Albin Kurtit nuk po di me qeverisë me vendin, është e drejtë e plotë e tyre, sepse kritika vie nga një kamp politik që ka qeverisë gjatë me vendin. Por, nëse Albin Kurti i thotë opozitës se ajo nuk po di ta bëjë punën e opozitës, është po ashtu e drejtë e tij, jo vetëm legjitime, por edhe morale e politike, sepse askush nuk ka qenë në opozitë më gjatë se ai. Kështu pra të dashur miq të opozitës, ju e mësoni kryeministrin se si të qeverisë me vendin e ai ju mëson iuve se si ta bëni opozitën. Me rëndësi është ta ndihmojmë njeri tjetrin dhe ta çojmë vendin përpara!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat