Selim Pacolli shpall kandidaturën për kryetar të Prishtinës

Aktuale

Selim Pacolli shpall kandidaturën për kryetar të Prishtinës

Nga: A.SH Më: 30 maj 2021 Në ora: 18:44
Selim Pacolli

Selim Pacolli nga AKR do të jetë kandidat për kryetar të Prihstinës.

Këtë e bëri të ditur kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli duke thënë se ai e ka dëshmuar veten si një menaxher i aftë dhe vizionar që mund të adresojë sfidat e Prishtinës, të angazhohet me qytetarët dhe të sjellë zgjidhje për problemet dhe sfidat me të cilat përballet Prishtina.

“Prishtina ka nevojë për menaxher dhe vizion”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Postimi në Facebook:

Kam kënaqësinë të shpall kandidaturën e Selim Pacollit për Kryetar të Komunës së Prishtinës nga Aleanca Kosova e Re (AKR).

Selimi e ka dëshmuar veten si një menaxher i aftë dhe vizionar që mund të adresojë sfidat e Prishtinës, të angazhohet me qytetarët dhe të sjellë zgjidhje për problemet dhe sfidat me të cilat përballet Prishtina.

Prishtina ka nevojë për menaxher dhe vizion. Selimi mund ta ofroj këtë për ta sjellë Prishtinën në një nivel të lartë, më një model të ri, për të zgjidhur sfidat e përditshme dhe për të sjellë më shumë investime dhe më shumë zhvillim në qytet dhe një jetë më të mirë për qytetarët e qytetit.

Unë do të jem mbështetës i fuqishëm i Selimit në garë dhe Së bashku do t'i kthejmë krenarinë në qytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat