A ishte Albin Kurti ushtar i UÇK-së, flet Hisen Berisha

Aktuale

A ishte Albin Kurti ushtar i UÇK-së, flet Hisen Berisha

Më: 31 maj 2021 Në ora: 09:12
Hisen Berisha

Ish komandanti i UÇK-së në Koshare, Hisen Berisha, e ka komentuar deklaratën e ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, i cili tha që Albin Kurti ka qenë bashkëluftëtar i tij.

“Mungesa e ligjit për mbrojtje të vlerave të luftës lë këtë hapësirë për të krijuar këso aferash. Njerëzit duhet të ndërtojnë parime të cilat nuk duhet t’i shkelin kurrë”.

“Lufta dhe UÇK-ja ka qenë një vlerë e pakontestueshme, e cila i dedikohet historisë dhe nuk guxon të përdoret për konsum të brendshëm politik. Qenia ose jo pjesë e luftës është çështje teknike, e zgjidhshme dhe e kontrollueshme. Ne e kemi një situatë të krijuar nga vet Kurti, Thaçi Lushtaku, Selimi”.

Berisha ka thënë se lidhur me këtë ka pasur dy mendime që ka qenë ose s’ka qenë Kurti luftëtar i UÇK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat