Paralajmëron Krasniqi: Mund të na ndodhë ndonjë katastrofë, nëse BE nuk ndryshon këtë qëndrim

Aktuale

Paralajmëron Krasniqi: Mund të na ndodhë ndonjë katastrofë, nëse BE nuk ndryshon këtë qëndrim

Nga: G.B Më: 31 maj 2021 Në ora: 11:25
Milazim Krasniqi

Profesori Milazim Krasniqi, ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi ka vazhduar deri sot por pa asnjë rezultat.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se as tash nuk mund të ketë rezultat, pasi BE nuk e trajton Kosovën si të barabartë, përcjell Bota sot.

Krasniqi ka paralajmëruar se mund të na ndodhë edhe ne ndonjë katastrofë, nga diskriminimi i BE-së ndaj Kosovës, derisa ka shtuar se BE duhet ta ndryshojë qëndrimin ndaj shtetit tonë.

Postimi i tij i plotë:

Dialogu ndërmjet Prishtinës e Beogradit asnjëherë nuk është ndërprerë, aq më pak mbyllur. Ka vazhduar me hope, me pauza, me ndërprerje të përkohshme. Por, deri sot pa rezultat të qartë. Nuk mund të ketë rezultat as tash, që po rifillon ngase palët nga BE trajtohen të pabarabarta. Ky trajtim është bukur i ngjashëm me negociatat në Oslo, ku Izraeli trajtohej si shtet, ndërsa Palestina si OÇP. Rezultati doli një katastrofë e re për Palestinën. Mund të na ndodhë edhe ne ndonjë katastrofë, nga trajtimi diskriminues që i bën BE Kosovës në këtë proces. Pra, BE duhet ta ndryshojë qëndrimin, duke e njohur Kosovën si shtet, për të pasur një zgjidhje të drejtë e të qëndrueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat