Reagon ish këshilltari i Thaçit: Dokumenti i BE-së është i saktë dhe origjinal, ja çfarë parasheh “plani francez”

Aktuale

Reagon ish këshilltari i Thaçit: Dokumenti i BE-së është i saktë dhe origjinal, ja çfarë parasheh “plani francez”

Nga: G.B Më: 31 maj 2021 Në ora: 12:24
Artan Behrami

Artan Behrami, ish këshilltari i Hashim Thaçit, ka reaguar lidhur me dokumentin e brendshëm të BE—së të publikuar, për të cilin ka thënë ai është i saktë dhe origjinal, i konfirmuar nga shumë burime diplomatike në BE dhe Kosovë dhe se nga sot fillon jetësimi i tij në terren.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ardhja e Lajçakut dhe Palmerit është në shërbim të përmbushjes së tij dhe realizimit të të ashtuquajturit “plani francez”, përcjell Bota sot.

Sipas tij, ky plan parasheh autonomi në veri, Zajednicën dhe ekstraterritorialitetin e kishave serbe në këmbim të liberalizimit të vizave dhe njohjes së Kosovës nga pesë shtetet e BE-së.

Postimi i tij i plotë:

Dokumenti i brendshëm i BE-së, të cilin e kemi publikuar në Demokracia.com, është i saktë dhe origjinal, i konfirmuar nga shumë burime diplomatike në BE dhe Kosovë. Nga sot, pikat e këtij dokumenti po fillojnë të jetësohen në terren.

Ardhja e Lajçakut dhe Palmerit është në shërbim të përmbushjes së tij dhe realizimit të të ashtuquajturit “plani francez”.

Takimet po i nisin me presion diplomatik ndaj opozitës për t’i bindur (LDK-ja s'ka nevojë për presion, sepse nuk i mungon gatishmëria) dhe i përfundojnë me Kurtin, i cili tashmë veç është i bindur.

“Plani francez” parasheh autonomi në veri, Zajednicën dhe ekstraterritorialitetin e kishave serbe në këmbim të liberalizimit të vizave dhe njohjes së Kosovës nga pesë shtetet e BE-së.

Pas Greqisë, Spanja është shteti i radhës që do të lëvizë drejt hapjes së një zyre ndërlidhëse në Prishtinë.

Për një marrëveshje të përkohshme, pa njohje nga Serbia dhe pa anëtarësim në OKB, aktualisht është më e interesuara Franca dhe presidenti Macron, që vitin e ardhshëm i presin zgjedhjet më sfiduese elektorale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat