Vendos Kryesia, dy seanca të Kuvendit mbahen gjatë kësaj jave

Aktuale

Vendos Kryesia, dy seanca të Kuvendit mbahen gjatë kësaj jave

Më: 31 maj 2021 Në ora: 12:26
Kryesia e Kuvendit

(E plotësuar 13:38) - Kusari-Lila kundër faljes së gjobave për bizneset gjatë pandemisë

Ushtruesja e detyrës së shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, në deklaratën pas mbledhjes së Kryesisë, tha se është kundër faljes së gjobave, çështje e cila do të diskutohet të premten në Kuvendin e Kosovës.

Ajo tha se një gjë e tillë është bërë normë me ligjin për Pandeminë, të cilin e ka mbështetur edhe vet inicuesi i kësaj kërkese, AAK-ja.

“Falja e gjobave qoftë për biznese dhe qytetarë është bërë në bazë të një ligji të miratuar në fund të vitit të kaluar që lidhet me menaxhimin e pandemisë, ligj ky i mbështetur nga partia e cila tash po e propozon faljen e gjobave. Konsiderojmë që nëse përcaktohet me një normë ligjore saksionimi përmes gjobave për rregullsi dhe ligjshmëri pastaj vendosja e faljeve së gjobave në interpelanca shkon jashtë normave të ligjshmërisë, ata të cilët kanë mbështetur dhe e kanë aplikuar gjitha normat e parapara me ligj në një farë formë po bien dy herë viktimë se ata që e kanë shkel ligjin dhe janë gjobitur po falen përmes interpelancave”, tha ajo.

Ndërkohë, Kusari-Lila konfirmoi se gjatë kësaj jave, Kuvendi do të mbajë dy seanca. Të enjten diskutohet për arsimin ndërkaq të premten për faljen e gjobave.

***

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të mbahen dy seanca të Kuvendit të Kosovës.

“Në takimin e kryesisë së Kuvendit u vendos që të enjten të ketë një seancë. Poashtu u vendos që të premten në ora 10:00 të ndodhë interpelanca të cilën e ka ftuar grupi ynë parlamentar për çështjen e faljes së gjobave, si formë ndihmëse për bizneset te prekura nga situata me COVID-19”.

“Në këtë takim u arsyetua kërkesa jonë për interpelancën. Kemi kërkesë të qartë ndaj ministrit të Financave që të ndodhë falja e të gjitha bizneseve që janë prekur në kohë pandemie, për shkak se kjo është një ngarkesë për ta”, u shpreh Tahiri në konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë.

Tahiri thotë që një vendim i tillë do të ndihmonte ekonominë edhe gastronominë në këtë “kohë të vështirë për ta”.

Ai gjithashtu ka njoftuar se do të kenë takim sot me përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe zëvendës ndihmës sekretarin e SHBA-ve, Matthew Palmer.

“Nuk i dimë temat, veç e dimë se pak a shumë temë do të jetë dialogu. Do të kemi takim bilateral me Lajçak dhe Palmer. Nëse ka diçka që duhet mu raportu si subjekt e kemi thënë qartë kemi kërkuar nga Kurti që të ketë një proces të rregullt të informimit në Kuvend”.

​Fillon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, pritet të caktohet data për seancë e radhës

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.

Pritet të vendoset data për mbajtjen e seancës së radhës.

Në rend dite për diskutim janë interpelanca me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për çështjen: “Falja e gjobave bizneseve të prekura nga situata me COVID-19”, si dhe debati parlamentar në lidhje situatën ekonomike si pasojë e pandemisë̈ COVID-19.

Ndërkohë, pritet t’i përcjellët seancës edhe propozimi i një (1) kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat