Vjen deklarata e Albin Kurtit pas takimit me Lajcak dhe Palmer

Aktuale

Vjen deklarata e Albin Kurtit pas takimit me Lajcak dhe Palmer

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 00:06
Pamje nga takimi

Shefi i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, këtë të hënë ka takuar emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak dhe Zëvendësndihmës sekretarin Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer.

Kurti, pas takimit me Lajçak dhe Palmer ka thënë se bashkëpunimi dhe koordinimi midis BE-së dhe SHBA-së për dialogun e ri është esencial.

”Pas takimit me kryetarët e dy partive politike të opozitës së Kosovës përpara takimit të paralajmëruar të Brukselit në mes të qershorit, unë u takova sot me emisarin special të BE-së, Mirsolav Lajçak dhe me Zëvendësndihmës sekretarin Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer”

”Bashkëpunimi dhe koordinimi midis Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara në dialogun e ri është thelbësore”, ka shkruar Kurti në twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat