Lavrov, Daçiqit: Mbështesim një zgjidhje për Kosovën që do të jetë e pranueshme për Serbinë

Aktuale

Lavrov, Daçiqit: Mbështesim një zgjidhje për Kosovën që do të jetë e pranueshme për Serbinë

Nga: H.O. Më: 1 qershor 2021 Në ora: 09:06
Sergei Lavrov

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Moskë, ministri i jashtëm serb, Ivica Daҫiҫ, u takua me Ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov.

Në këtë takim u diskutua dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës, situata në rajon, si dhe ngjarjet në skenën politike globale.

"Ministri Lavrov nënvizoi edhe një herë se Federata Ruse do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për Republikën e Serbisë në ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit të saj territorial, si dhe se do të pranojë një zgjidhje për Kosovën që është e pranueshme për Serbinë", thuhet në këtë deklaratë.

Kështu kanë bërë të ditur mediat serbe gjatë ditës së sotme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat