Kimete Berisha për Agim Bahtirin: Ia sheh hairin dashurisë, nuk është sherif sikurse këta të Albinit

Aktuale

Kimete Berisha për Agim Bahtirin: Ia sheh hairin dashurisë, nuk është sherif sikurse këta të Albinit

Nga: M.H. Më: 1 qershor 2021 Në ora: 10:19
Kimete Berisha

Publicistja e njohur Kimete Berisha përmes një postimi në facebok ka shkruar në lidhje me kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Ajo thotë se Bahtiri është human dhe kupton dhembjen e qytetarëve dhe çdokund bën shtëpi, përcjell “Bota sot”.

Berisha duke vazhduar shton se Bahtiri është kryetari i dashurisë, prandaj sa herë do fiton.

Ndër të tjera ajo thotë se Bahtiri ia ka parë hajrin dashurisë e që përveç tij hajrin sipas saj e ia ka parë edhe kandidati për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama.

Postimi i plotë

Njeriu që ia sheh hairin dashurisë!

Karakteri dhe temperamenti i Agim Bahtirit nuk ka lidhje me karakterin e Vetëvendosjes.

Agim Bahtiri sa më pushtet që ka, aq më modest është.

Është human dhe shpreh mirëkuptim dhe dhembje për qytetarët e tij!

Di të bëhet shok me të gjithë, pa përjashtuar askënd!

Është gjithkund, shtëpi më shtëpi, aty ku këndohet, aty ku festohet, aty ku ka lot e mërzi!

Është kryetari i dashurisë, prandaj sa herë do fiton. Sepse dashurinë e ka fituar me dashuri.

Agim Bahtiri nuk ka kërkuar respekt dhe bindje nga qytetarët, thjesht atë që e ka kërkuar, e ka gjetur-dashurinë.

Ai sillet si qytetar i thjesht i Mitrovicës, jo si sherif, qysh e kishin zanat këta të Albin Kurtit!

Agim Bahtiri nuk lakmon, sillet si aristokrat i ngopur me çdo gjë!

Nuk aktron, nuk e imiton askënd, është origjinal dhe s'është hakmarrës.

Këta të Vetëvendosjes e kishin mendjen hu, prandaj kudo ku kanë udhëhequr nëpër komuna tmerrësisht kanë dështuar.

Agim është Vetëvendosje në vete!

Politika e tij është Dashuria.

Është. i vetmi njeri që njoh që ia sheh hairin dashurisë.

P.S. Për Prishtinën, më duket...Përparimi!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat