Kërcënon rëndë Ramiz Lladrovci

Aktuale

Kërcënon rëndë Ramiz Lladrovci

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 15:34
Ramiz Lladrovci

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci është deklaruar rreth ndërrimit të mundshëm të lokacionit për ndërtimin e stadiumit kombëtar.

Lladrovci ka thënë se nuk guxon askush që ta lëviz stadiumin nga Drenasi.

Sipas tij, në rast që zhvendoset për ndërtim në Bernicë, do të humbën afër 10 milionë euro.

“Maje men çka po të them në këtë studio, as nuk guxon kurrkush me lëvizë stadiumin. Janë një milionë procedura për me lëvizë. U kanë vendim i Hashim Thaçit njëherë që më u vendos në Berrnicë, mandej ka ardhë në Drenas. Në Berrnicë është paraparë po nuk është bërë kurrgjë, as fizibiliteti, as toka. Tokat janë private atje, kur shkojnë me i ble në Berrnicë duhet me ja dhanë dikujt nja 40-50 mijë euro për ari, mos të përmendi kujt duhet me ja dhanë. Janë pagu afër 10 milionë euro për të Kroni i Mbretit, është bërë fizibiliteti e është bërë projekti. Kjo qeveri mundet mos me nis edhe katër vjet a tetë vjet për shkak të mjeteve, se tenderi nuk është hapë. Por me ja lu vendin nuk bëhet, se duhet me arsyetu çdokush që i ka harxhuar 10 milionë euro. Me ndërru dikun tjetër shkojnë edhe 100 milionë euro për pronë”, tha ai.

Lladrovci ka paralajmëruar se në rast që ndërrohet lokacioni, do ta ushtroj padi.

Lokacioni për ndërtimin e stadiumit kombëtar të Kosovës vazhdon të mbetet ende diskutabil.

Qeveria e Kosovës, përkatësisht ish kryeministri, Ramush Haradinaj, me 4 dhjetor të vitit 2017, në mbledhjen e qeverisë kishte marrë vendim që zona ekonomike e Drenasit, të caktohet si lokacioni për ndërtimin e stadiumit.

Fillimisht, vendi ku ishte caktuar lokacioni i stadiumit ishte tjetër. Ish presidenti Hashim Thaçi, në kohën kur ishte kryeministër më 18 mars të 2014, në mbledhjen e qeverisë, kishte marrë vendim që të fillojnë procedurat për ndërtimin e stadiumit kombëtar të Kosovës. Lokacioni ishte caktuar në territorin e komunës së Prishtinës, afër fshtatir Bernicë.

Vendimi për ndërtimin e stadiumit kombëtar në Zonën Ekonomike në Drenasit ende mbetet në fuqi. Megjithatë gjatë vitit 2020 nuk është bërë ndonjë punë për ndërtimin e këtij stadiumi.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit as për 2021 nuk ka paraparë ndarjen e mjeteve financiare për këtë projekt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat