Kojnufca: Kujdesi ndaj fëmijëve duhet të jetë çdo ditë, jo vetëm më 1 Qershor

Aktuale

Kojnufca: Kujdesi ndaj fëmijëve duhet të jetë çdo ditë, jo vetëm më 1 Qershor

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 15:51
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca e ka kaluar më fëmijët në Sos Fshatra dhe ata të Qendrës Burimore “Përparimi”. Aty, Konjufca ka thënë se investimi për fëmijët është investim për një të ardhme më të mirë, për çka ka thënë se ka shumë punë përpara në këtë drejtim.

Kryetari i Kuvendit, u ka shpërndarë dhurata fëmijëve në Sos Fshatra, ku ka thënë se të rriturit duhet të jenë të vetëdijesuar për të drejtat e fëmijëve.

Kojnufca: Kujdesi ndaj fëmijëve duhet të jetë çdo ditë, jo vetëm më 1 Qershor

“Kur e shohim që ka fëmijë që ndoshta nuk e kanë ushqimin e mjaftueshëm, ka fëmijë të cilët nuk e kanë shkollën, ka fëmijë të cilët nuk kanë libra, ka fëmijë të cilët nëpër vende të ndryshme të botës edhe luftojnë. Ka fëmijë të cilët edhe lypin për shkak se nuk i kanë të ardhurat e mjaftueshme për me jetua. Të gjitha këto që i thash na bëjnë më të vetëdijshëm që ka shumë punë përpara dhe është një punë që nuk kryhet kurrë, që duhet të bëhet në baza të përditshme e jo vetëm kur është 1 qershori”, ka thënë Konjufca.

Ai ka thënë se investimi për fëmijët nënkupton një të ardhme më të mirë për të gjithë.

Konjufca: Çdo investim për fëmijët është për një të ardhme më të mirë

“Çdo investim që e bëjmë nëse është për fëmijët është për një të ardhme më të mirë të botës por edhe vendit tonë, Kosovës. Kështu që fëmijët duhet të jenë të gëzuar dhe të lumtur, ky është qëllimi kryesor, e të rriturit të jenë më të vetëdijesuar për të drejtat e tyre, për atë që u takon atyre të punojmë pra për një jetë më të mirë të fëmijëve sepse ky është një qëllim i shenjtë i shoqërisë njerëzore”, ka thënë ai.

Pasi ka ndarë dhurata për fëmijët në Sos Fshatra dhe u njoh prej afër me gjendjen në këtë institucion ku strehohen fëmijë të cilëve u ka munguar përkujdesja familjare, ose janë ballafaquar me kushte të rënda socio-ekonomike, Konjufca ka vizituar nxënësit e Qendrës Burimore për Mësim dhe Këshillim, “Përparimi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat