Incident tek Ura e Ibrit, dhjetëra persona sulmojnë Policinë me fishekzjarre

Aktuale

Incident tek Ura e Ibrit, dhjetëra persona sulmojnë Policinë me fishekzjarre

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 18:22
Pamje nga videoja

(E plotësuar 18:48) - Një incident ka ndodhur para disa minutash te Ura e Ibrit në Mitrovicë.

Një grup maturantësh serbë kanë shkuar pa paralajmërim te Ura e Ibrit ku edhe kanë hedhur fishekzjarrë në drejtim të policëve

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti tha për media se nga ky incident nuk raportohet për të lënduar.

“Një grup maturantësh rreth 30-40 persona kanë shkuar te Ura e Ibrit pa paralajmërim, kanë hedhur fishekzjarrë. Nuk raportohet për persona të lënduar, turma është shpërndarë nga policia, do të shqiptohen masa kundërvajtëse”, tha ai.

Ndërkaq, në pamjet që kanë rrjedhur në internet shihet se maturantët kanë mbajtur me vete edhe flamujt serbë.

***

Para pak çastesh ka ndodhur një incident tek Ura e Ibrit në Mitrovicë.

Dhjetra perosna e kanë sulmiar Policinë e Kosovës me fishekzjarre.

Ende nuk janë dihen arsyet e këtij sulmi, por sulmuesit shihen se janë duke mbajtur flamurin e Serbisë.

Disa nga këta serbë shihen duke tentuar të dalin edhe në pjesën jugore, pasi ofrohen deri në mesin e Urës.

Ndryshe Ura mbi lumin Iber, sigurohet nga forcat ndërkombëtare dhe Policia e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat