Krasniqi: Kosova mos të jetë aq entuziaste, kërkesat e BE dhe SHBA në dialog janë të njëjta

Aktuale

Krasniqi: Kosova mos të jetë aq entuziaste, kërkesat e BE dhe SHBA në dialog janë të njëjta

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 19:35
Albin Kurti

Gazetari Ekrem Krasniqi, i cili mbulon zhvillimet në Bruksel, ka komentuar vizitën e treditore të zyrtarëve të lartë ndërkombëtarë në Kosovë, duke vlerësuar se porositë e tyre, nuk janë një risi.

Ai këtë vizitë e sheh si koordinim të ri mes SHBA-së dhe BE-së, gjë që sipas tij nuk ka ekzistuar gjatë qeverisjes së ish-presidentit Donald Trump.

Veç kësaj Krasniqi pohon se vizita e Matthew Palmer dhe Mirsolav Lajçak ka të bëjë edhe me një presion të qetë dhe joshje ndaj palës kosovare dhe asaj serbe, në çështjen e dialogut për të arritur një kompromis.

”Është një traditë tashmë e njohur, që nga përfundimi i luftës, e cila nuk thuhet publikisht, por që unë kam pasur rastin ta dëgjoi me veshët e mi nga zyrtarë të lartë europianë, se sa herë që shqiptarët e Kosovës nuk kanë qenë të dëgjueshëm ndaj kërkesave të Bashkimit Europian, atëherë është kërkuar ndihma e zyrtarëve nga SHBA”.

”Këtu ka ndodhur deri me ardhjen në pushtet të Donald Trumpit, aty ka pasur një pauzë, tash jemi në të njëjtën gjendje”.

”Kështu që përfshirja e SHBA-së, në këtë rast e Matthew Palmer, nuk është ndonjë risi apo mrekulli në të cilën mendoj se duhet parë shumëçka të ndryshme nga ç’kemi parë deri më tash”.

”Tërë ngërçi politik dhe i çështjes së sigurisë në rajonin e Ballkanit, nuk mund të ketë epilog të kënaqshëm, pa përfshirjen e dy superfuqive në fjalë e sidomos nga BE dhe kur atëherë në pushtet në SHBA ndodhen demokratët”.

Megjithatë ai pohoi se nuk dallojnë nga njëra-tjetra, kërkesat e SHBA-së dhe BE-së për palën nga Kosova.

”Shqiptarët e Kosovës këtu nuk duhet të jenë aq entuziastë, nuk duhet të bërtasin ‘urra’ sepse kërkesat e dy superfuqive ndaj palës shqiptare janë të njëjta. Kërkohen kompromis për atë që është nënshkruar në 2013 dhe 2015 nga kryeministrat e mëparshëm. Ndërsa nga pala serbe kërkohet që në shkëmbim të kësaj, Serbia ta njohë Kosovën”.

”Se çfarë strategjie dhe çfarë metodash do të përdorin këto superfuqi, kjo mbetet të shihet, mirëpo nuk besoj që para zgjedhjeve në Serbi në prill dhe para zgjedhjeve në maj në Francë do të kemi lëvizje të madhe, e sidomos të kemi një marrëveshje të madhe midis Serbisë dhe Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat