Lajçak mbyll vizitën në Kosovë: Takime produktive, dialogu rinis këtë muaj

Aktuale

Lajçak mbyll vizitën në Kosovë: Takime produktive, dialogu rinis këtë muaj

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 10:45
Miroslav Lajçak dhe Mathew Palmer

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka përmbyllur vizitën e tij dy ditore në Kosovë.

“Lajçak, u takua me udhëheqësit e Kosovës për të bërë përgatitjet për takimin e parë të nivelit të lartë të Dialogut Beograd-Prishtinë i cili është planifikuar të mbahet në fund të këtij muaji”, thuhet në njoftimin për media nga zyra e BE-së në Kosovë.

Ky ishte fokusi i konsultimeve të tij që kishte me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministrin Albin Kurti, Zëvendëskryeministrin e Parë për Integrimin Evropian, Zhvillimin dhe Dialogun Bislimi, Zëvendëskryeministren e dytë, Ministren e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës Gërvalla.

“Vizita ime në Kosovë ishte një vizitë produktive me qëllimin kryesor për të siguruar përgatitjen sa më të mirë të takimit të liderëve në Bruksel më vonë gjatë qershorit”, tha Lajçak.

Në Kosovë, Ambasadorit Lajçak iu bashkua Matthew Palmer, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-së në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, përgjegjës për Ballkanin Perëndimor dhe Egjeun dhe Përfaqësues i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat