Përparim Rama kandidat për Prishtinë, Bytyçi tregon çfarë do të thotë kjo për LDK-në

Aktuale

Përparim Rama kandidat për Prishtinë, Bytyçi tregon çfarë do të thotë kjo për LDK-në

Nga: M.H. Më: 2 qershor 2021 Në ora: 13:27
Lumir Abdixhiku dhe Përparim Rama

Profesori universitar Enver Bytyçi përmes një postimi në facebok ka shkruar në lidhje me kandidimin e Përparim Ramës për kryetar të Prishtinës, nga radhët e LDK-së.

Ai u shpreh se kjo përzgjidhje është një nga vendimet më të mençura të Abdixhikut, përcjell “Bota sot”.

Bytyçi thotë se nëse LDK vazhdon me këtë filozofi të prezantimit në public atëhere do të ofrojë alternativa dhe figura përtej politikës së ngurtë.

Lidershipi i ri i LDK-së nuk ndikohet nga fosilet e së kaluarës të kësaj partie, shton më tej profesori.

Postimi i plotë

Lidhja Demokratike e Kosovës me kryetar Lumir Abdixhikun jep sinjale shume pozitive se do të rikthehet fuqishëm në skenën politike të vendit. Përzgjedhja e Përparim Ramës si kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës është një nga vendimet më të mençura të zotit Abdixhiku.

Nëse LDK vazhdon me këtë filozofi të prezantimit në publik dhe ofron alternativa e figura përtej politikës së ngurtë, atëherë ajo do të shndërrohet së shpejti si forca e dytë politike e Kosovës dhe do të bëhet e aftë të konkurojë edhe për vendin e parë në spektrin politik të saj.

Vendimi i zotit Abdixhiku për kandidimin e zotit Rama si kryekomunar të Prishtinës na dëshmon edhe për diçka tjetër: Se lidershipi i ri i LDK-së nuk ndikohet nga fosilet e së kaluarës të kësaj partie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat