AAK-ja s’ka datë për zgjedhjet lokale

Aktuale

AAK-ja s’ka datë për zgjedhjet lokale

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 17:51
AAK

Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se kjo parti nuk ka pasur preferenca datash sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve lokale.

Pas takimit me presidenten, Vjosa Osmani, ka thënë se me rëndësi është që kryetarët e komunave të kryejnë mandatet e plota, pa humbur asnjë ditë.

“Zgjedhjet të ndodhin në afatet kohore. Aty u diskutua data 31 tetor, ajo që dihet është se mandati i kryetarëve të komunave përfundon më 22 tetor, nuk është mirë me iu ndalë mandati asnjë ditë”.

“Për AAK është tepër me rëndësi përgatitja e zgjedhjeve”.

Jo s’kemi parapëlqyer ndonjë datë, me rëndësi është që mandati të jetë i plotë, të ketë dakordim mes partive, një javë më vonë apo një javë më herët nuk prishë punë”, ka thënë Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat