Tolaj flet për tokat që Haradinaj i bleu për 3.5 euro për ari

Aktuale

Tolaj flet për tokat që Haradinaj i bleu për 3.5 euro për ari

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 19:55
Valon Tolaj

Vetëm 3 euro e gjysmë për një ari tokë kishte paguar Ramush Haradinaj në procesin e privatizimit, në mars të vitit 2010, përmes metodës spin-off.

Në total, ish-kryeministri i Kosovës dhe lideri i AAK-së kishte paguar 70 mijë euro për 198 hektarë tokë bujqësore, me një plantacion të vishnjave dhe lajthive, në fshatin Isniq të Deçanit.

Për këtë ka folur drejtori menaxhues në Agjencinë Kosovare të Privatizimit Valon Tolaj.

Ai në emisioni “Direkt”  tha se në kohën kur ka ndodhë kjo ai nuk ka qenë drejtorë.

“Ish-kryeministri Haradinaj e ka dhënë një sqarim publik në lidhje me këtë tokë dhe kjo nuk ka ndodhur në periudhën sa unë jam drejtorë kjo ka ndodhur në periudhën e viti 2010- 2013 kur kryeministri Haradinaj ka qenë në opozitë dhe ndikimi I tij politik në AKP ka qenë zero,”- është shprehur Tolaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat