Ditë të zeza po vijnë për gurthyesit në Kosovë?

Aktuale

Ditë të zeza po vijnë për gurthyesit në Kosovë?

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 20:13
Fitore Pacolli

A po vijnë ditë të zeza për gurthyesit? Kjo po paralajmërohet nga deputetët e Vetëvendosjes dhe anëtarët e Komisionit për Mjedis.

"Sot bashkë me disa nga anëtarët e Komisionit për Mjedis me kërkesë të banorëve kemi vizituar disa lokacione ku po vazhdon puna e gurthyesëve", ka shkruar Fitore Pacolli në Facebook.

"1. Në Shalë të Lipjanit ku në afërsi ka lumin, lapidarin e një dëshmori të rënë gjatë luftës së fundit dhe sipas banorëve në një distancë prej  380- 400 metra ka vendbanime. Ne takuam banorët e zonës dhe dëgjuam ankesat e tyre. 

2. Në fshatin Shkozë të Prizrenit vizituam zonat e gurthyesëve dhe seperacionet. Këtu banorët u ankuan për nivelin e lartë të ndotjes. Afër vendpunishteve ka vendbanime. 

3. Në fshatin Ķërvaseri në Malishevë vizituam nga afër punimet në zonën ku po bëhet thërmimi dhe seperimi i gurit gëlqeror. Këtu takuam përfaqësuesin e fshatit i cili na tregoi për problemet e sidomos për ndikimin që mund të ketë tek rezervuari i ujit.", ka shtuar mes tjerash ajo.

Postimi i plotë:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat