Palmer për reciprocitetin: Rrugëtimi i Kosovës drejt Evropës dhe NATO-s shkon përmes dialogut

Aktuale

Palmer për reciprocitetin: Rrugëtimi i Kosovës drejt Evropës dhe NATO-s shkon përmes dialogut

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 20:47
Matthew Palmer

Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, ka folur për paralajmërimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e masës së reciprocitetit me Serbinë.

Në një intervistë për televizionin publik, Palmer tha se Kosova duhet të jetë e kujdesshme, të mos ndërmarrë veprime që mund të dëmtojnë apo pengojnë procesin e dialogut.

“Kosova duhet të mundësojë që procesi i dialogut të zhvillohet. Duhet të arrihet një marrëveshje me Beogradin që krijon mundësi për zhvillimin e perspektivës evropiane për dy vendet.

Rrugëtimi drejt Evropës dhe NATO-s shkon përmes dialogut, andaj ky duhet të jetë qëllimi i Kosovës”, ka thënë Palmer, pas pyetjes që iu bë për këtë paralajmërim të Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat