Ferit Idrizi kandidat i PDK-së për Vushtrrinë, Vetëvendosje garon me...

Aktuale

Ferit Idrizi kandidat i PDK-së për Vushtrrinë, Vetëvendosje garon me...

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 21:17
Ferit Idrizi

Pak kohë pasi kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku konfirmoi se kryetari aktual i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri është kandidat i kësaj partie për zgjedhjet lokale të këtij viti, mirret vesh se edhe PDK-ja dhe VV-ja tashmë i kanë kandidatëve e tyre.

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e vjeshtës në këtë komunë do të garojë me Artan Krasniqin.

Në anën tjetër, gazeta mëson se PDK-ja kësaj radhe do t’i hyjë garës me Ferit Idrizin.

 Të dy këta pritet të jenë konkurrentë të fortë të Tahirit, i cili në një prononcim për “Kanal10”, sot në mbrëmje tha se gëzon shanse reale që Vushtrrinë ta fitojë pa balotazh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat