E zbulon emisari amerikan: Ja çka bisedova me Kurtin rreth Asociacionit

Aktuale

E zbulon emisari amerikan: Ja çka bisedova me Kurtin rreth Asociacionit

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 21:47
Matthew Palmer dhe Albin Kurti

Çështja e Asociacionit ka qenë një temë shumë e diskutuar përgjatë këtyre ditëve, në prag të takimit mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. 

Lidhur me këtë çështje, zëvendësndihmësi sekretari amerikan, Matthew Palmer tha se ka biseduar edhe me përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës, të cilëve u ka thënë se “kjo ka të bëjë me atë se çfarë ka mundësi shteti që të ofrojë në këtë proces”.

Kështu bëri të ditur Palmer në një intervistë për rtk, ku tha se ka biseduar gjatë më përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës për Asociacionin.

“Kam biseduar gjatë me përfaqësuesit e qeverisë së Kosovë për këtë çështje (Asociacionin). Do ta nxisja palën e Kosovës që të marrë parasysh se si t’i çasen këtij procesi, sepse ka të bëjë me atë se çfarë ka mundësi Kosova që të ofrojë në këtë proces.

Ajo duhet të jetë pjesëmarrëse në përkufizimin e e agjendës, jo vetëm për përkufizime negative. Nuk është e lehtë për ta bërë, por jam i i bindur se kjo qeveri është plotësisht e aftë që ta bëjë atë”, ka thënë Palmer.

Ai mes tjerash në këtë intervistë ka theksuar urgjencën që dialogu të rifillojë sa më shpejt dhe që të arrihet një marrëveshje finale mes Kosovës e Serbisë në një periudhë të afërt.

Vlen të përmendet se Palmer dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak nga e hëna kanë qëndruar për vizitë në Kosovë, ku janë takuar me krerët e shtetit dhe krerët e partive opozitare.

Nga Kosova, Palmer e Lajçak pritet që të udhëtojnë për në Serbi, ku të enjten do të takohen me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat