“Ataku i Mitrovicës”, vriten 150 shqiptarë dhe konsulli rus, ja çfarë shkruante gazeta britanike për këtë ngjarje

Aktuale

“Ataku i Mitrovicës”, vriten 150 shqiptarë dhe konsulli rus, ja çfarë shkruante gazeta britanike për këtë ngjarje

Nga: N.Sh Më: 3 qershor 2021 Në ora: 15:54
Pamje i shkrimit të gazetës The Illustrated London News

Profesori dhe analisti politik, Blerim Latifi, ka publikuar një faqe të një gazete britanike, e cila kishte shkruar për Kosovën në vitin 1903.

Në këtë shkrim, të titulluar “Ataku i Mitrovicës”, flitet për një sulm të shqiptarëve që ishte përgatitur për të parandaluar vendosjen e konsullatës ruse në Mitrovicë.

Gjatë një përleshje asaj kohe, sipas gazetës në fjalë, ishin vrarë mbi 150 shqiptarë, si dhe vet konsulli rus.

Ky sulm ishte përgatitur nga Ahmet Delia qe kishte mobilizuar 5000 njerëz për të kundërshtuar me armë vendosjen e konsullatës ruse në Mitrovicë.

Lexojeni shkrimin e Blerim Latifit:

Një dëshmi interesante nga gazeta britanike në pranverën e vitit 1903

The Illustrated London News, revista e parë politike e ilustruar në botë, në prill të vitit 1903, kishte botuar një artikull me titull “Ataku i Mitrovicës”.

Në artikull, duke iu referuar korrespondentit të Reuters-it në Stamboll, tregohet se si bajraktari i Prekazit, Ahmet Delia, kishte mobilizuar 5000 njerëz për të kundërshtuar me armë vendosjen e konsullatës ruse në Mitrovicë.

Autoritetet osmane e kishin dërguar Mullahun e Prishtinës dhe Xhemail Obrinë që ta bindnin Ahmet Delinë për të hequr dorë nga rebelimi i tij, por kishin dështuar.

Ahmet Delia me trupat e tij e kishin sulmuar kajmekamin e Vushtrrisë, i cili kishte futur dhjetëra serbë në rradhët e xhandamarisë së qytetit dhe më pas edhe Mitrovicën, ku pas disa ditësh luftimesh kishte mbetur i vrarë edhe vetë konsulli rus.

The Illustrated London News shkruan se gjatë këtyre luftimeve ishin vrarë mbi 150 shqiptarë.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat